Financa

Putin-i rikonfirmon Elvira Nabiullina-n si guvernatore të bankës qendrore ruse


Kremlini ka njoftuar rikonfirmimin e Elvira Nabiullina-s si guvernatoree bankës qendrore ruse, mandati aktual i së cilës përfundon në qershor.

Propozimi për drejtimin e Bankës së Rusisë vjen nga presidenti rus Vladimir Putin dhe do të shqyrtohet nga parlamenti më 21 mars.

Sipas zëdhënësit Dmitry Peskov, Putin-i e ka vlerësuar vazhdimisht punën e bankës qendrore dhe Nabiullina-s, me të cilën ai përballet rregullisht.

Duke pasur parasysh se ajo konsiderohej si një kundërshtare e heshtur e linjës së Putin-it për Ukrainën dhe rikonfirmimi nuk merret si i mirëqenë.

58-vjeçarja është emëruar në vitin 2013.

Ajo është trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe është gruaja e parë që mban këtë post në Moskë.

Me kalimin e viteve ka krijuar një reputacion si një bankiere shumë e respektuar dhe kompetente.

Javët e fundit i është dashur të përballet me një krizë të paprecedentë, për shkak të përjashtimit të sistemit financiar nga shkëmbimet ndërkombëtare të pagesave Swift, për shkak të ikjes së operatorëve të huaj nga Rusia.

Nga ana tjetër, i është dashur të përballet edhe me rublën e rënë në thuajse gjysmën e vlerës dhe nxitimin e rusëve në sportele për të tërhequr para.

Nabiullina reagoi duke dyfishuar normat e interesit në 20 për qind dhe duke vendosur kufizime në qarkullimin e valutës së huaj në vend.

Por, vlerësimet e ekonomisë ruse janë dramatike.

Frenimi i recesionit

Referuar bankës, dyfishimi i normave ka qenë “përcaktues në rivendosjen e fluksit të fondeve në depozitat me afat në rubla dhe stabilizimin e kërkesës për likuiditet të familjeve”.

Megjithatë, kreditë janë bërë shumë të shtrenjta për bizneset dhe ekonomia është në rrezik.

Po ashtu banka ka njoftuar se do të ketë “programe të kredive të buta të qeverisë për të ruajtur disponueshmërinë e burimeve të kredisë për bizneset, veçanërisht në sektorët më të rrezikuar dhe për të reduktuar shtrirjen e rënies së parashikuar ekonomike”.

Në Rusi, bizneset vuajnë nga mungesa e mallrave dhe komponentëve thelbësorë dhe nga ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit.

“Kompanitë në shumë sektorë po raportojnë vështirësi në prodhim dhe logjistikë, për shkak të kufizimeve tregtare dhe financiare të vendosura ndaj Rusisë”, ka njoftuar banka.

Dhe se “një rritje e mprehtë e pasigurisë rëndon shumë në ndjenjën dhe pritshmëritë e familjeve dhe bizneseve”.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore