Lajme

Putin do të vizitojë Donbas-in kur t’i vijë koha, thotë Peskov


Sekretari i shtypit i Kremlin-it, Dmytro Peskov, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin, do të vizitojë Donbasin “kur t’i vijë koha”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Izvestiya”, duke cituar intervistën me Peskov-in.

“Sa i përket udhëtimit të presidentit, nuk kam dyshim se kur të vijë koha, një udhëtim i tillë do të bëhet”, theksoi ai.

Sekretari i shtypit i Putin-it shtoi se Rusia ka “plane të mëdha për zhvillimin e Donbas-it”.

Sipas tij, “ndërtimi është duke u zhvilluar, objekte të reja po futen, po merren masa energjetike për të rivendosur të gjitha sistemet e mbështetjes së jetës, përfshirë tubat e ujit, furnizimin me energji elektrike dhe objektet sociale”.

Peskov siguroi se puna në Donbas po kryhet në mënyrë aktive dhe “mijëra njerëz po punojnë atje”.

Më herët, inteligjenca britanike raportoi se forcat ruse humbën vazhdimisht afatin për të pushtuar të gjithë rajonin e Donetsk-ut.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se forcat ruse tani janë urdhëruar të përfundojnë këtë mision deri më 15 shtator.

Putin përcakton objektivat e luftës në Ukrainë: Qëllimi ynë kryesor është të çlirojmë Donbasin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore