Lajme

Putin do të dërgojë Rosguard-in dhe FSB-në në Azovstal


Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të përfshijë rojet ruse (Rosguard) dhe FSB-në për një sulm të mëtejshëm në uzinën Azovstal, sipas inteligjencës ukrainase.

Ky i fundit, mbrohet nga Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur “E Vërteta Ukrainase”, duke cituar përfaqësuesin e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës ukrainase Vadym Skibitsky, përcjell Albanian Post.

Gazetarët kërkuan një koment nga ana e zyrtarit mbi informacionin që Putin nuk e mbështeti idenë e ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, për një sulm masiv në Azovstal.

Skibitsky theksoi se udhëheqja ruse është gjithmonë “dinake”.

“Ata vërtet mund të braktisin sulmin në shkallë të gjerë në Azovstal. Por sipas të dhënave tona, ata planifikojnë të përfshijnë Rosguard-in dhe struktura të tjera, duke përfshirë FSB-në, e cila do të vazhdojë të sulmojë fabrikën për të shkatërruar rezistencën tonë”, deklaroi përfaqësuesi.

Më herët, komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës së Ukrainës Serhiy Volynskyi u bëri thirrje shteteve të huaja.

Kjo, që të kryejnë urgjentisht një “evakuim” nga Mariupol – për nxjerrjen e disa qindrave ushtarakëve dhe civilëve nga Azovstal-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore