Lajme

Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, duan ngritje të pagave


Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK do të mbajë këtë të martë protestë paqësore duke filluar nga ora 10:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë para zyrave të KEK-ut.

Sipas njoftimit për media, protesta do të mbahet kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.

Edhe vitin e kaluar punëtorët e KEK-ut kishin protestuar duke kërkuar ngritje të pagave.

Që nga viti 2018 asnjë punëtorë i KEK-ut nuk ka pasur ngritje të pagës, pavarësisht që performanca e KEK-ut ka qenë mjaft e mirë dhe nga menaxhmenti është deklaruar se kanë pasur mbi 100 milionë euro fitim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore