Gatimi

Pulë dhe perime në salcë soje


Ilustrim

Pula dhe perimet janë gjithmonë një ide e mirë për drekë, dhe sipas kësaj recete gjella do të jetë gati shpejt, kështu që mund ta përgatisni kur nuk keni shumë kohë.

Salca e sojës dhe susami i japin një shije të veçantë pulës së përgatitur në këtë mënyrë.

Përbërësit:

350 g fileto pule (të prerë në kubikë)

450 g përzierje perandorake (karrota, lulelakër, brokoli)

50 ml salcë soje

1 lugë mjaltë

1 thelb hudhër

Piper për shije

Përgatitja:

Skuqini mishin në vaj në mënyrë që korja kafe të kapet. Shtoni hudhrat e grira dhe farat e susamit dhe skuqini shumë shkurt.

Hidhni salcën e sojës, mjaltin dhe piperin (për shije) përzieni mirë dhe lërini për disa minuta të ziejnë.

Hiqeni mishin nga tigani dhe shtoni perimet. Shtoni 150 ml ujë, mbulojeni dhe ziejini derisa perimet të zbuten dhe uji të avullojë. Në fund kthejeni mishin, përzieni dhe shërbejeni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore