Lajme

Puglia feston 30-vjetorin e emigracionit shqiptar


Rajoni i Puglia-s, për të festuar sot 30-vjetorin e emigracionit shqiptar, ka vendosur të organizojë një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Qarkut.

Për këtë rast, përveç guvernatorit të rajonit të Puglia-s Michele Emiliano dhe zëdhënësit të presidentit të këshillit rajonal Loredana Capone, të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.

Së bashku me presidentin e Rajonit Michele Emiliano dhe presidentin e Këshillit Loredana Capone, nga delegacioni i qeverisë shqiptare do të jenë të pranishëm dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi.

Më 7 mars mbushen tridhjetë vjet nga dita kur qyteti i Brindisi-t u zgjua me dhjetëra anije. Në bord kishte 27 mijë shtetas shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut.

Më vonë, pikërisht më 8 gusht të të njëjtit vit, 1991, edhe qyteti i Barit, me mbërritjen e anijes “Vlora”, pa 20 mijë shtetas shqiptarë që zbarkuan në brigjet e tij.

Ngjarje që, në fakt, kanë shënjuar thellësisht marrëdhëniet midis popullit pugliez dhe atij shqiptar. Duke vendosur një vëllazëri midis dy popujve që ka vazhduar për dekada.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit më të lartë diplomatikë, ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Anila Bitri Lani, dhe konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Itali, Gentiana Mburimi.

Ngjarjet përpara mbledhjes së këshillit do të përfshijnë përurimin e ekspozitës “Eksodi”, kuruar nga Nicola Genco, e vendosur në Ndërtesën e Këshillit Rajonal dhe performanca e violonçelistit Redi Hasa.

Ekspozita “Shokë dhe Engjëj”, e kuruar nga Alfredo Pirri, është vendosur në të njëjtat hapësira.

Rektorët e Universiteteve Pulieze do t’i dorëzojnë kryeministrit Rama një kopje të Manualit për rifillimin “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar në sajë të punës së mbi 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve me koordinimin e shoqatave kulturore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore