Teknologji

Publikohen të dhënat e vjedhura të Sepa-s


Kriminelët kibernetikë kanë publikuar në internet skedarët digjital që i vodhën nga rregullatori i mjedisit Sepa.

BBC, agjensi lajmesh, bën me dije se kriminelët kibernetikë kishin vjedhur nga sistemet digjitale të Sepa-s rreth 1.2 GB të dhënash në prag të Krishtlindjeve.

Në afro 4 mijë skedarët e publikuar në internet përfshiheshin kontrata, dokumente lidhur me strategjinë dhe baza të dhënash.

Tenry A’Heam, shefi ekzekutiv i Sepa-s, ka deklaruar se “ne jemi treguar të qartë se nuk do të përdorim financat publike për të paguar kriminelë të organizuar që synojnë të dëmtojnë shërbimet publike dhe të zhvatin fondet publike”.

Ai ka shtuar se po punohet me një sërë agjensish partnere për të rimarrë dhe analizuar të dhënat. Më tej, pasi të konfirmohen, do të kontaktohen dhe mbështeten organizatat apo personat e afektuar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore