Lajme

Publicisti boshnjak: “Dodiku u dorëzua, lufta u mënjanua, por varrmihësi është në Sarajevë – Izetbegoviçi”


Kryeredaktori i së përditshmes sarajevase “Dani”, publicisti dhe gazetari Senad Pecanin

“Edhe pse Bosnja dhe Hercegovina asnjëherë s’ka qenë më afër shpërthimit të një lufte të re që nga fundi i asaj të kaluarës – lufta, tash për tash, u mënjanua”.

Kështu u shpreh në një shkrim të tij kryeredaktori i së përditshmes sarajevase “Dani”, publicisti dhe gazetari Senad Pecanin.

“Presioni diplomatik mbi Dodikun”, thotë ai, “dha frute – dhe ai hoqi dorë”.

“Më herët ai u pajtua për ekzistencën e Gjykatës dhe Zyrës së Prokurorit pas përjashtimit të gjykatësve dhe prokurorëve të jashtëm, kështu duke e bërë atë institucion karikaturë, Dodiku befas ‘ndryshoi’: ai s’flet më për ndarjen e Republika Srpska-s por për ‘projektin e pamaskuar të pavarësisë së Republikës Srpska brenda Dejtonit të BeH-së”, shkruan Pecanin.

Por, thotë, gazetari boshnjak, kjo do të thotë “blerje kohe për ta futur Republika Srpska-n në Serbi, hapi ndërmjetësues i së cilës është të transformohet në një Bosnje dhe Hercegovine më të vogël me entitete replika si të Republika Popullore Luhanks në Ukrainë, Ossetia Jugore në Gjeorgji ose Transnistria në Moldavi, ose në një version ortodoks të Çipros Veriore”.

Milorad Dodik

Këtë strategji, kryeredaktori i “Dani” e cilëson “nënkuptueshmëri të përfshirjes së ‘helmetave blu’ në linjat ndër-entitetëshe të demarkimit”.

“Me mundësinë e ndarjes territoriale të mundshme e të ngrirë tashmë me dekada”.

Por, kjo, thotë Pecanin, është hilja e Serbisë.

“Kjo do të zgjaste derisa Serbia ta vlerësojë se kushtet gjeo-politike janë përmbushur që formalisht ta aneksojë atë, ose deri kur Perëndimi të mendojë se Republika Srpska ndoshta edhe nuk është zgjidhje edhe aq e keqe si kompensim që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës”, shkruan ai.

Për realizimin e një “makthi” të këtillë, gazetari sarajevas thotë se “ekziston një varrmihës” i tillë, dhe se “atë s’duhet kërkuar “as në Banja Llukë, Beograd, por as në Moskë”.

“Ky varrmihës i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kufijve të saj historik dhe ndërkombëtarisht të njohura, jeton në Sarajevë, emri i tij është Bakir Izetbegoviç”, shkruan ai.

Bakir Izetbegoviç

Kryeredaktori i së përditshmes sarajevase shtron pyetjen se “si ka mundësi që kur u pa që Dodikun më në fund po e izolonte politikisht Perëndimi, dhe jo vetëm që opozita e Republika Srpska-s por edhe miqtë e tij të afërt po tërhiqeshin nga ai, mu në këso rrethanash Izetbegoviç lajmëron se do të shkojë të takohet me Presidentin Vuçiç?”

“Dhe”, shton Pecanin, “del e deklaron se ‘nuk më bie kurora nga koka nëse shkoj në Beograd’”.

“Vetë kjo deklaratë e vetëdijshme e Izetbegoviçin shpalos atë se si e percepton veten ai në të pavetëdijshmen”, shkruan ai.

Kjo, thotë ai, është mendësi tribale.

“Qëllimi thelbësor i politikës së tij është të thellojë çarjet etnike në BeH. Atij vetëm se s’ia mban ta thotë këtë publikisht. Sipas tij, ky vend s’mund të shpëtohet”.

“Paradoksale kjo, por Izetbegoviqi mund të ketë të drejtë: si mund të shpëtohet vendi nga vetë ai, që vetë e bëri shtetin më të varfër në Evropë në 30 vitet e sundimit të tij dhe të Baba-s (me ndërprerje të shkurtra)”.

“Një vend ndër më të korruptuarit në botë, në të cilin vetëm falë drejtësisë së tredhur ai dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt në familje dhe të huajt janë ende të lirë; shteti në entitetin e të cilit ai drejton ka regjistruar këtë vit në shkollat fillore gjysmën e nxënësve të klasës së parë sesa në shtator të 10 viteve më parë; një shtet në të cilin ai, me përvojën e luftës duke fjetur në kasafortën e Bankës Qendrore të BeH, shpall se do të drejtojë luftën në rast të një lufte të re”, shkruan Pecanin.

“Shteti, të cilit ai ia shkatërroi qëllimisht revizionin e vendimit kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocid, duke dërguar fshehurazi emisarë të Vuçiçit për ta informuar atë që ‘të mos shqetësohet, nuk ka asgjë për të rishikuar’; një shtet në të cilin ai nuk sheh asgjë të diskutueshme në kërkesën e Çoviçit për një ‘përfaqësim legjitim elektoral të popullit’”.

“Shtetin ndaj të cilit ai trajton sikur të ishte babuin, kështu që ai mund të vendosë për të në përputhje me interesat dhe qëllimet e veta; një shtet, i treti i diplomatëve dhe inteligjencës së të cilit ai emëron janë dajidzhiçi, amidzhiçi, poltroni partiak, anonimë – me pak fjalë, diletantë…”, shkruan gazetari boshnjak.

“Prandaj ka të drejtë Izetbegoviç kur thotë se kurora nuk do t’i bjerë nga koka nëse shkon, si ‘lider boshnjak’ (me një të katërtën e boshnjakëve që votojnë për partinë e tij) në Beograd, për të biseduar me Presidentin e Serbisë. i cili mban një thikë në Bosnje dhe Hercegovinë. Dhe jo vetëm që “nuk do t’i bjerë kurora nga koka” nëse i bie, por kësaj here do të bëjë që kurora e prijësit të fisit në kokë të bëhet më në fund ‘urbi et orbi’ – e dukshme”.

Ndërsa vazhdon të hedh akuza edhe më tej dhe shkruan se “duke iu drejtuar kombit pas vendimit për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Afganistani, fjalia kryesore e Presidentit Biden ishte se amerikanët nuk mund të luftonin për Afganistanin kur afganët nuk donin të luftonin për vendin e tyre. Dhe pse dikush në botë do të luftonte për Bosnje-Hercegovinën nëse ai me “kurorë në kokë” shkon në këmbët e xhelatit të vendit të tij?”

“Nëse kurora mbi kokën e Bakir Izetbegoviqit i mbijetoi udhëtimit në Beograd”, vazhdon gazetari boshnjak, “shteti i Bosnjë-Hercegovinës – herët a vonë – sigurisht që nuk do ta bëjë. Kjo është arsyeja pse boshnjakët po i buzëqeshin ‘Bosnjës së begatë’, fatit të palestinezëve evropianë me Gazën (Sarajevë, Tuzla dhe Zenicë) dhe Bregun Perëndimor (Bihac)”.

“Do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për Erdogan-in që të derdhë lot krokodili edhe mbi ‘palestinezët evropianë’, derisa Evropa t’i integrojë ata si myslimanë në mënyrën e rekomanduar nga Mustafa Ceric pas vizitës së Arkan Ramzan Kadyrov të Putinit (‘E tmerrshmja është e mrekullueshme’), në mënyra se si sundimtari rus ‘integroi’ Çeçeninë dhe myslimanët atje”, përfundon shkrimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore