Jetesë & Stil

Psikologët: Si t’i rikthehemi jetës pas pandemisë


Pavarësisht se sa të lumtur ndihemi, duke lënë pas një vit të vështirë e plot sfida, ka ende përmirësime për të bërë.

Psikologët këshillojnë disa mënyra për t’ju rikthyer jetës normale.

“Për mirëqenien tonë, është koha që ne t’i japim përparësi lumturisë sonë, veçanërisht në kohë të vështira”, thotë Dr Laurie Santos, profesoreshë e psikologjisë në Yale.

Ka prova që, kur ndihemi më të lumtur, mund të na ndihmojnë në shumë mënyra. Njerëzit më të lumtur kanë funksion të fortë imunitar, madje jetojnë më gjatë.

Bëhu social

Psikologët kanë treguar prej kohësh që lidhja shoqërore është një nga tiparet kryesore të një jete të lumtur. Edhe ndërveprimet e thjeshta shoqërore, si biseda me baristen në kafene, apo një koleg në punë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë.

Më shumë nga ky bashkëveprim shoqëror do të na ndihmojë që të gjithë kolektivisht të ndihemi më mirë.

Negocioni ndryshimin

“Ne do të duhet të rinegociojmë rolet dhe detyrat, qoftë kjo në lidhje me prindërit apo punët e shtëpisë”, thotë Dr Irina Firstein, një terapiste marrëdhëniesh me bazë në New York.

Mund të ketë disa mosmarrëveshje, për sa u përket përparësive. Bëni kompromis. Në fund të fundit, të kesh pak më shumë hapësirë për të gjithë do të jetë një situatë e mirëpritur.

“Për çiftet që janë bërë shumë të varur nga njëri-tjetri, ndarja mund të ndihet e vështirë për një kohë, por me komunikimin, kjo mund të rregullohet dhe trajtohet”, thotë Dr Firstein, i cili këshillon durim nëse bllokimi shkakton tensione në marrëdhënie që nuk janë zbutur.

Terapia është gjithmonë një ide e mirë nëse një çift nuk mund të dalë nga zakoni.

Pavarësisht nëse i keni kaluar situatat stresuese vetëm apo me dikë tjetër, ankthi mund të përjetohet, pavarësisht nga rrethanat tuaja.

Kthimi në gjendjen e re normale mund të jetë stresues. Këshilla më e mirë? Rishfaquni me ritmin tuaj!

Të gjithë e kemi përjetuar vitin e kaluar ndryshe. Dalja në një botë më shoqërore do të ketë të bëjë me negocimin e kufijve personalë

Një sondazh i epidemiologëve në “New York Times” në qershor 2020 zbuloi se përqafimi ose shtrëngimi i duarve me një mik do të ishte një nga aktivitetet e fundit që njerëzit do të rinisnin ndërsa lehtësohej pandemia. Edhe nëse ndiheni më pak hezitues, respektoni që të tjerët mund të mos ndihen të njëjtë.

Rilidhuni me miqtë

Nëse jeni të shqetësuar se nuk keni mbajtur kontakte me miqtë tuaj në vitin 2020, mos u stresoni për këtë.

“Miqësitë, të cilat kanë tendencë të jenë më të rastësishme dhe të bazuara në aktivitete, ka të ngjarë të qëndrojnë me kalimin e kohës”, thotë Dr Robin Dunbar, një profesor i psikologjisë evolucionare në Universitetin e Oksfordit.

Marrë dhe përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore