Sport

PSG tenton t’ia “vjedhë” Barcelonës Wijnladum-in


Barcelona ishte shumë afër nënshkrimit me Georiginio Wijnaldum, deri dje.

Papritmas, në garë është përfshirë edhe Paris Saint-Germain.

Parisienët do të tentojnë që holandezit t’ia bëjnë “një ofertë që ai nuk mund ta refuzojë”.

Edhe pse Wijnaldum pëqlen shumë Barcën, oferta e Parisit, duket e parefuzueshme.

Kështu raporton gazetari italian, Fabrizio Romano.

Al-Khelaifi është i gatshëm që Gini-t t’i ofrojë një kontratë 4-vjeçare, me pagë 30% përqind më të lartë se sa ajo që do të marrë te Barcelona.

Mbi të gjitha, holandezit i është siguruar edhe vendi i titullarit.

Lojtari që mbetet i lirë nga 1 korriki, pritet të marrë vendim shumë shpejtë.

Barcelonë apo Paris, topi tani është në duartë e Georginio Wijnaldum.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore