Sport

Pse kaq shumë rekorde botërore po thyhen në Tokio 2020?


Kompania italiane “Mondo”, që ka projektuar pistën e re të Tokios thotë se ajo mund t’i sigurojë garuesve një avantazh prej 1-2% të performancës.

Garat e atletikës panë një sërë shfaqjesh befasuese. Karsten Warholm në dy garat e 400 metrave, përmirësoi rekordin botëror me 0.76 sekonda.

Sydney McLaughlin e SHBA gjithashtu përmirësoi rekordin e saj botëror me 0.44 sekonda, në garën e 400 metrave për femra.

Elaine Thompson-Herah realizoi një garë shumë të mirë, duke u renditur në vendin e dytë për shpejtësinë më të lartë historike në garat e 100m (10.61 sekonda) dhe 200m (21.53 sekonda).

19-vjeçarja, Athing Mu dhe Keely Hodgkinson thyen përkatesisht rekordet kombëtare amerikane dhe britanike.

Cila është teknologjia e re e futur në pistën e Tokios?

Sipas “Mondo”, kompanisë italiane që ka projektuar pistën e re të Tokios, ajo është më e shpejta në histori dhe rrit performancën e garuesve deri në 2%.

Kompania italiane ka projektuar 12 pista olimpike dhe në 20 vitet e fundit, më shumë se gjysma e rekordeve botërore janë vendosur në pistat e saj.

Dhe e gjitha kjo vjen për shkakun se kompania testoi versione dhe materiale të shumta përpara se të vendoste për versionin përfundmtar të saj.

Ka dy faktorë që ndikojnë në shpejtësi në këto pista. E para, është se shtresa e sipërme e saj përbëhet nga kokrriza goma dhe e dyta, është se pjesa e poshtme përbëhet nga xhepa te vegjël aji, çka siguron thithje të goditjes dhe kthim më të madh të energjisë. Sipas dizajnuesve kjo pistë krijon “efektin trampolinë”.

Pas përfundimit të garave edhe atletët kanë vlerësuar pistën. McLaughlin tha se “mund ta ndjeni ndryshimin”, si dhe shtoi se “mendoj se është një nga ato gjurmët që të jep energji dhe të shtyn përpara”.

Dalilah Muhammad, e cila doli e dyta në 400 m pas McLaughlin tha se “pista është e shpejtë dhe i bën hapat më të lehtë”.

“Unë mund ta ndjej atë energji, veçanërisht kur hyjë në pengesën e tetë dhe ndihem e ‘vdekur’. Nuk e ndjeva se isha e ‘vdekur’”, shtoi Muhammad-i.

Çfarë thonë autoritetet për këtë?

Seb Coe, presidenti i Atletikës Botërore tha se “instikti im natyror nuk është të përpiqem të mbysë inovacionin. Por sigurisht që ka një ekuilibër”.

“Është qartësisht e shpejtë. Si e shikoj? Unë jam duke parë atletë me të vërtet të talentuar që ndoshta po vrapojnë më shpejtë në sipërfaqe të tilla”.

“Ne duhet të sigurohemi që nuk po lejojmë modele ose materiale që me të vërtetë e transformojnë sportin në diçka që ne nuk e njohim”.

“Në këtë moment mendoj se jemi në vendin e duhur. Ne nuk do të largohemi nga këtu me mijëra rekorde të thyera”, përfundoi Coe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore