Rajoni

Protestat në Greqi: Një polic plagoset rëndë, mbi 15 të arrestuar


Njё oficer policie ёshtё plagosur rёndё pas pёrshkallёzimit tё protestave nё Nea Smyrni.

Efektivi i forcave “DRASI” u rrah nga 10 protestues dhe mё tej qёndroi nё tokё i mbuluar nga gjaku për rreth gjysmë ore, por ende i vetёdijshёm.

Dy të rinj janë arrestuar si ekzekutues tё krimit.

Tubimet në Nea Smyrni-n u kthyen në një fushë beteje ditёn e martë, me mijёra qyetetarё qё marshonin kundёr arbitraritetit tё policisë në ngjarjet e së dielës, nё tё cilat njё i ri u rrah keq nga forcat e policisё, pas njё pёrplasje mes tyre.

Video tё ndryshme janё ngarkuar nё rrjet nё tё cilat tregohen incidente të dhunës së paarsyeshme ndaj qytetarëve.

Një grup prej qindra personash të panjohur dhe oficerë policie të “MAT” dhe grupit “DRASI” u përleshën pak pas orës 7 të pasdites për më shumë se dy orë në rrugët e Nea Smyrni.

Episodet u regjistruan përpara drejtorisë sё policisё sё zonёs, ndërsa dy zjarre shpërthyen në rrugën Plastira. Protestuesit qёllonin me kokteje molotovi dhe sende, teksa policia pёrgjigjej me gaz lotsjellёs dhe blice.

Nё njё video tjetёr, tё postuar nё media sociale, tregohet njё vajzё e cila qëllohet me shuplakë nga forcat e policisё.

Në një video tjetër, të marrë nga një banor i zonës nga ballkoni i tij, efektivёt e policisë së “DRASI” rrahin me grushte dhe shkelma njё tё ri, brenda një dyqani drejt tё cilit po rendte i riu. Nё njё moment duket i ri, teksa shtrihet pёrtokё dhe efektivёt, tё cilёt vazhdojnё sulmet kundrejt tij.

Plot 6 mijë protestues kanё marshuar rrugёve tё Athinёs, duke u përplasur me forcat e policisё.

Totali i të arrestuarve nga përplasja e dhunshme e djeshme ka shkuar tashmë në 15, shtatё prej të cilëve të mitur.

Të lënduar mbetën plot 10 policë, ndërsa pёrbёrja e protestuesve, flitet tё jetё nga anti autoritarë dhe huliganë, tё cilёt kanё paralajmëruar se rezistenca do të vijojë.

Ndёrkohё, kryeministri Mitsotakis ka akuzuar kundërshtarët e partisё Syriza si frymëzues të kryengritjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore