Lajme

Protestat masive në Serbi – A u tërhoq Vuçiç nga dy ligjet e kontestuara?


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Mijëra protestuesë vërshuan rrugët anembanë Serbisë për të shprehur zemërimin ndaj dy ligjeve të adaptura në Kuvend, për të cilët, ambientalistët thonë se do t’u hap rrugën kompanive të huaja “të eksploatojnë resurset natyrore të Serbisë”.

Serbia u ka ofruar resurse natyrore të mineraleve, kompanive të huaja si Zijin dhe Rio Tinto.

Këtë protestë, krerët e shtetit serb, e kanë quajtur me emra të llojllojshëm, si “fashizëm”, të paguar nga paratë e “Rockefeller”, si protestë që “s’ka të bëjë me ajr të pastër, por para të pista”.

Kryengritësit ambientalistë protestuan me slloganë si “Ndaloni investitorët, ruajeni natyrën”, “Ne nuk ua dorëzojmë natyrën e Serbisë”, “Për tokën, ujin dhe ajrin”.

Kompania Rio Tinto në anën tjetër ka premtuar se do t’i “përmbahet të gjitha standardeve vendore the evropiane”, por aktivistët e gjelbër thonë se përpunimi i linjitit me vlerë 2.4 miliardë euro, do të shkaktonte ndotje, të pakthyeshme, të ujit të pijshëm në zonë.

Dy ligjet e adaptuara, përkasisht Ligjit për Shpronësim dhe Ligjit për Referendum, që kanë qenë lajtmotiv i protestës në Serbi, konsiderohen të jenë ligje që do t’ua bëjnë tejet të lehtë shtetit që të përvetësojë pronë private, si dhe njerëzve që të protesojnë kundër projekteve ndotëse.

Vuçiç deklaron se studimi ambientor sa i përket projektit ka përfunduar, dhe se do të thërret për referendum që populli të vendos se a do të kalojë projekti.

Aktivistët akuzojnë shtetin e tyre se “vendi po vuan nga ndotësit më të mëdhenjë evropianë”, dhe se faji më i madh bie mbi “qeverinë e korruptuar, dhe mungesën e rregullimit të investimeve të huaja”.

“Ndoshta e kam nënshkruar ligjin për shpronësime, ndoshta nuk e kam nënshkruar. Nuk është anti-kushtetuese, por do të ketë ndryshime tashmë që e kam parë, nuk ka kontratë me Rio Tinto, por do të shohim nëse në kontratë mund të ndryshojmë atë që ju kërkoni në Nedeljice. Eksploatimi i linjitit është shans për Serbinë”.

Ilustrim

Kështu u deklarua, kontradiktësisht, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para pak ditësh.

Ndonëse më 30 nëntor ai tha “më duket se do ta nënshkruaj Ligjin për Shpronësime”, rrjedhimisht presidenti serb s’e ka thënë definitiven e tij.

Profesori universitar serb në Fakulltetin Juridik të Novi Sadit, Bojan Pajtiç, e ka cilësuar si “problem real” në zgjedhjet parlamentare të 2022-tës, nëse Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk tërhiqet nga projekti për eksploatimit të linjitit në minierën e Rio Tinto-s, për të cilën, siç tha ai, “pati mobilizim të fuqishëm publik”.

“Nëse ai braktis projektin, në kushte të bllokadës mediale, blerjes së votave, detyrimin e njerëzve të sektorit publik për të votuar partinë në pushtet, kam përshtypjen se opozita vështirë se do të arrijë më shumë se 58 deputetë”, tha ai për gazetën javore “Vreme”.

“Njerëzit po protestojnë sepse kanë frikë se ky vend do të jetë i pamundur për të jetuar, se do të jetë i shkatërruar ekologjikisht dhe i papërdorshëm jo vetëm për ta, por edhe për pasardhësit e tyre”, theksoi ai

Ditë më parë, Lëvizjet Kryengritëse Ambientaliste përmes një letreje të hapur i dëguan ultimatum Presidentit të Serbisë “ose të tërhiqet nga dy ligjet, ose Serbia do të ndalet”.

Ilustrim

“Zoti President i Republikës së Serbisë, po ua dërgojmë pyetjetet që të përgjigjeni publikisht. Nëse refuzon të përgjigjesh, të sygjerojmë që së paku të uleni e të reflektoni mbi to, sepse këto pyetje duhet të jenë shqetësim për juve po aq sa janë edhe për neve”, shkruante në fillim të letrës.

“Nëse nuk i tërhiqni këto ligje grabitqare, Serbia ndalet së lëvizuri”.

Ndërkaq ditën e martë, më 7 dhjetor, Vuçiç “u tërhoq” nga gjuha bindëse për “nënshkrimin e këtyre dy ligjeve”, për të cilët “edhe ishte edhe nuk ishte” i sigurtë se ai kishte nënshkruar ose jo.

“Po i kontrollojmë gjërat edhe njëherë që të përcaktojmë nëse diçka del të jetë anti-kushtetuese dhe këtë do ta mbyllim nesër nëse marr konfirmim sot nga disa eskpertë legal dhe institucional”, u tha ai gazetarëve.

Ai madje tha edhe se “problemi është se autoritetet nuk kanë biseduar me publikun mjaftueshëm”.

“Numri [i protestuesve] ishte me të vërtetë i lartë. Jam i shqetësuar sepse ata të gjithë nuk janë zyrtar partiak, aty ka pasur njerëz që me të vërtetë kanë qenë të shqetësuar, dhe duhet t’u adresohemi atyre njerëzove dhe të gjejmë zgjedhje”, deklaroi Aleksandër Vuçiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore