Lajme

Protesta pro-ruse mbahen në Gjermani


U mësuam të shohim protesta pro-Ukrainës në gjithë vendet e botës, si shenjë solidariteti, por një “surprizë” këtë herë vjen nga Gjermania, ku janë zhvilluar protesta pro-ruse.

Në ditën e dytë të tyre, demonstruesit u mblodhën në disa qytete gjermane, duke kërkuar të ketë më shumë tolerancë ndaj personave rusisht-folës në Gjermani.

Gjithsesi, kritikët mendojnë se ky është një spektakël i organizuar nga persona, të cilët janë qartësisht në mbështetje të politikave ruse në Ukrainë.

Nëse ky fakt vërtetohet, këto protesta, nën legjislacionin gjerman, do të shpalleshin të jashtëligjshme.

Qindra njerëz dolën të protestonin në Frankfurt. Rreth 600 syresh dolën në Hanover dhe u shoqëruar nga qindra automjete në marshim.

Disa kangjella ndarëse u vunë mes tyre dhe një grupi me mijëra mbështetës të kauzës ukrainase, të cilët po marshonin nga ana tjetër për të drejtat e Kievit.

Incidentet, përtej këtij fakti, u shmangën.

Por, në Gjermani, po ngrihet një shqetësim i madh lidhur me këto organizime pro-ruse në gjithë vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore