Prokuroritë regjistruan procedimin penal për 38 njoftime lidhur me krimet zgjedhore
Prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në lidhje me zgjedhjet.
Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore deri më datë 7 maj 2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.
Gjithashtu janë në proces verifikimi paraprak 50 njoftime për veprat penale lidhur me zgjedhjet.
Janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht ndërkohë janë arrestuar në flagrance pesë persona.
Është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 persona.
Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: 82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore,20 referime të policisë gjyqësore dhe 23 ardhur me transferim nga SPAK.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Qeveria miraton rritjen e pagave të administratës, synohet mesatarja 105 mijë lekë
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën