Kosova

Prokuroria tregon mjetet e sekuestruara nga aksioni “Brezovica 6”


Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka bërë të ditur të gjitha gjërat e sekuestruara në aksionin e të mërkurës “Brezovica 6”, ku u bastisën 11 lokacione dhe u arrestuan 7 persona.

Në mesin e këtyre personave të arrestuar kanë qenë tre zyrtarë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në komunikatë theksohet se të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje Berat Lahu.

“Të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë nga Prokuroria.

Tutje Prokuroria ka bërë të ditur të gjitha mjetet e sekuestruara që nga arrestimi i personit të parë.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar: Çertifikatë e pronësisë (10 fletë), skicë (1 fletë) dhe telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri”.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar: Dy telefona Samsung, një Loptop HP si dhe dokumente të ndryshme”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar: një telefon Samsung me dy kartela sim card, një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA, një hard disk Apacer, një kompjuter laptop i markës Lenovo, një kompjuter laptop i markës Dell, një kompjuter laptop i markës Acer”.

Tek personi i katërt është gjetur edhe revole si dhe fishekë.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar: Një revole me nr serik 54A 040356, 9 fishekë te cal. 45 mm dy karikator te revoles, nje kallf i revoles”.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar: Një telefon IPHONE  7,  ngjyrë e zezë”.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar: Telefon Iphone 13, ngjyrë  Hiri, laptop “Apple”, dokumente, certifikata Kadastra 3 faqe, kopje Plani 20 faqe, kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe, kontarta Trojeve, 30 faqe, kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe, mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica, 3 Vula, SB dhe një Sd Card, vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë”.

Edhe dy të arrestuarit e fundit kanë pasur pistoleta të cilat janë sekuestruar nga Policia.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar: Një  pistoletë “Zervena Zasatava  me nr serik 1947 ,një karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm, një veture Toyota ,një veturë “Mercedes G class, një telefon Iphone  13 pro, tri kartela bankare, dokumente te ndryshme”.

“Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto deshmi: Një veturë Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser, një Librezë e veturës, një Librezë e veturës, një Telefon Iphone 12 Mini, një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyrë e zezë”.

Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë: Veturë Mercedes AMG, një librezë e veturës, kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER, çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore