Shqipëria

Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria jep pretencën për ish-efektivin e policisë


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës dënimin me 20 vite burg por me gjykim të shkurtuar 13 vite e katër muaj kundrejt ish-policit Nevaldo Hajdarit. Ky i fundit po gjykohet për vrasjen e Klodian Rashës.

Gjykata e Tiranës e ka pranuar më herët kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Hajdarit.

Vrasja e Klodian Rashës

Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i Shqiponjave në Laprakë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 01:10, pas mesnate.

Sipas familjarëve, ai kishte dalё nga shtëpia për të blerë një paketë cigare.

Në rrugicën afër banesës, ai u përball me patrullën e repartit “Shqiponja”. Pas pesë minutash ndjekjeje nga policia, Rasha u qëllua me armë nga Hajdaraj.

Pamjet filmike tё kamerave tё sigurisё treguan se, mes Klodian Rashës dhe policit, Nevaldo Hajdarajt, ka pasur një përplasje fizike. Pas kësaj polici ka qëlluar drejt 25-vjeçarit me armë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Hajdaraj e ka parë se Rasha nuk ka pasur armë me vete, megjithatë ai ka nxjerrë pistoletën e shërbimit duke qëlluar ndaj tij.

Fakti i sipërpërmendur si edhe gjetja e një tjetër pistolete 200 metra larg vendit të krimit, e ka çuar Prokurorinë në konkluzionin se Klodian Rasha u vra me dashje nga polici, Nevaldo Hajdaraj.

Sipas familjarëve, Rasha doli nga shtëpia për të blerë një paketë cigare. Në rrugicën afër banesës, ai u përball me patrullën e repartit “Shqiponja”.

Vrasja e 25-vjeçarit në lagjen e tij shkaktoi reagime të shumta te qytetarët dhe protesta në disa qytete në vend.

Në seancën e 26 marsit, ku ishte i pranishëm edhe babai i 25-vjeçarit të vrarë, ai i kërkoi ndjesë babait të Rashës, duke i thënë se nuk e kishte dëshiruar ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore