Lajme

Prokuroria aktakuzë ndaj 6 personave, dyshohen për shitje të armëve


Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, këtë të enjte, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Sipas Prokurorisë Speciale të akuzuarit kanë funksionuar si grup i organizuar kriminal.

Të dyshuarve, u janë getur dhe sekuestruar 20 armë të gjata AK-47 dhe prova të tjera materiale.

“Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit S.S, E.Xh, Sh.H, Sh.J, S.H dhe M.L si grup i organizuar kriminal me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, ashtu që gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet (20) armë të gjata AK-47 dhe prova tjera materiale”, thuhet në komunikatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore