Aplikacione

Projekti i ri pilot i Twitter-it


Twitter, platformë e komunikimit dhe ndërlidhjes, ka paraqitur projektin pilot që lejon përdoruesit të mbajnë shënim te tweet-et që mund të jenë false ose mashtruese.

Sipas BBC, agjensi lajmesh, projekti pilot i quajtur “Birdwatch” i cili është në kuadër të luftës kundër lajmeve të rreme, fillimisht po provohet te një grup i vogël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompania ka bërë me dije se sistemi i ri i integruar në platformën Twitter do të jetë “rezistent ndaj përpjekjeve të manipulimit”.

“Ne e dimë qe mund të jetë pak e rrëmujshme dhe se disa herë do të paraqesi probleme, por besojmë se është një model që ia vlen të provohet”, ka sqaruar Twitter për shtesën e re në aplikacion.

Twitter ka thënë se qasja e re mund ta ndihmojë të përgjigjet më shpejt në rastet e informacioneve mashtruese, shton BBC.

Për sa i përket përdorimit, projekti pilot do të lejojë përdoruesit të bëjnë “flag” tweet-et që besojnë se janë të rreme, të sigurojnë prova për të kundërtën dhe t’i diskutojnë ato me të tjerët në një faqe të veçantë “Birdwatch”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore