Shqipëria

Procesi i integrimit duhet të jetë katalizatori i reformave reale, thotë Tabaku


“Procesi integrimit duhet të jetë katalizatori reformave reale dhe domethënëse”.

Kështu ka thënë Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, si pjesë e diskutimit të raportit mbi situatën në Parlament.

Ajo, përmes një postimi në mediat sociale, ka bërë me dije se integrimit duhet të jetë katalizatori i reformave reale dhe domethënëse.

Sipas Tabakut, ka disa problematike që përbëjnë shqetësim dhe që duhet të adresohen.

Ajo rendit mes tyre mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, mungesën e vendosjes si prioritet procesin e integrimit, ligjet që miratohen në shkelje të MSA dhe ligjet me porosi.

“Procesi integrimit duhet të jetë katalizatori reformave reale dhe domethënëse”, ka theksuar deputetja.

Sipas saj, nuk ka integrim pa transparencë, llogaridhënie, reforma integruese dhe ligje me porosi.

“Koha të ndërtojmë një Shqipëri për qytetarët”, ka përmbyllur ajo fjalën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore