Shqipëria

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë: Procedim penal për shtetasin


Për videon e shpërndarë në rrjetet sociale, e filmuar në rrethrrotullimin e Babicës, në bypass-in e Vlorës, ku shfaqet një drejtues automjeti që tërhiqte një kafshë shtëpiake me automjetin e tij, strukturat policore kanë marrë masa.

Bazuar në pamjet filmike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, por dhe nga telefonatat e adresuara nga qytetarë të ndryshëm, është bërë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit Sh. H., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin Sh. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Po ashtu shtetasi është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62 mijë lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore