Pajisje

Problemi me software-in në fluturimin e Tui-t


Një e metë e shkaktuar nga një ndryshim gjuhësor ka shkaktuar një incident serioz për një fluturim nga Birmingham-i gjatë vitit të kaluar.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se gjatë azhurnimit të software-it, të gjitha pasagjeret femra të kategorizuara te titulli “Miss” janë përfshirë te grupimi i fëmijëve në fluturimin e agjencisë Tui.

Ngatërresa ka ndodhur për shkak se pesha e tyre mesatare e përdorur për llogaritjen e ngritjes ishte më e ulët se sa duhej.

Kjo diferencë peshe mund të kishte pasur ndikim në shtytjen e ngritjes, por në bazë të raportit operacioni i fluturimit nuk ishte i kompromentuar.

Në dokumentet e përgatitjes për ngritje në të cilat u bazua piloti, thuhej se avioni i tij Boeing 737 peshonte 1 mije e 244 kilogram pasi ishte përdorur si peshë mesatare të femrave në avion 35 kilogram ndërkohë që në të vërtetë ishte 69 kilogram.

Përcaktimi i ngarkesës përdoret për të përcaktuar se pesha e avionit është e sigurt dhe e balancuar. Por, edhe për informacione të tjera të lidhura me rregullat e sigurisë së fluturimit.

Ngatërresa ishte bërë për shkak të azhurnimit të ngarkesës në mënyrë joproduktive i shkaktuar nga pezullimi i fluturimeve gjatë vitit të kaluar nga coronavirus-i.

BBC shkruar se zyrtarët e sigurisë kanë thënë se software-i ishte programuar në një vend të huaj ku “Miss” u referohej fëmijëve dhe “Ms” për gratë.

Ndryshimi gjuhësor bëri që 38 gra të konsideroheshin nga sistemi kompjuterik si fëmijë çka e ndryshonte ngarkesën e avionit me rreth një ton më pak.

Mirëpo, problemi u zgjidh përmes një azhurnimi tjetër.

Tui në një deklaratë për çështjen ka thënë se “shëndeti dhe siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është gjithmonë shqetësimi ynë kryesor”.

Gjithashtu ka shtuar se “pas këtij incidenti të izoluar, korrigjuam një defekt të identifikuar në sistemin tonë të IT-së”.

Lidhur me fluturimin, ai nisej që herët në mëngjes nga Birmingham International për në Majorca më datë 21 korrik të vitit të kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore