Teknologji

Problemi i Google-it me publikuesit francezë


Google ka arritur një marrëveshje me shoqatën e botuesve francezë mbi mënyrën se si do të paguhen përmbajtjet e tyre.

Në vitin 2019, Google kishte kërkuar të shmangte pagesën për ripërdorimin e përmbajtjeve së botuesve francezë. Por, vëzhguesi francez i konkurrencës (FCA) e anuloi përpjekjen e Google-it për të shmangur pagesën.

Marrëveshjen e njoftoi L’Alliance de la Presse d’information Générale (APIG) e cila përfaqëson interesat e rreth 300 titujve të shtypit të informacionit të përgjithshëm dhe atij politik në Francë.

“Pas muajsh të gjatë negociatash, marrëveshja është një moment i rëndësishëm i cili shënon njohjen efektive të të drejtave fqinje të shtypit botuesit dhe fillimin e shpërblimit të tyre nga platforma digjitale lidhur me përdorimin e botimeve në internet”, ka sqaruar Pierre Louette, CEO i L’Alliance./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore