Sport

Problemet në sulm, Manchester United shenjestron anësorin e West Ham-it dhe yllin e Benfica-s


“Djajt e Kuq” po punojnë për të përforcuar fazën sulmuese të tyre për sezonin e ardhshëm. Edinson Cavani dhe Jesse Lingard pritet të largohet pasi përfundojnë kontratën në “Old Trafford”.

Sulmi i United pritet të pësojë ndryshme të mëdha në verë. Cavani dhe Lingard janë afër largimit, por nga ana tjetër mos pjesëmarrja në Champions League mund të sillte edhe largimin e Cristiano Ronaldo-s.

Donny Van de Beek dhe Antonhy Martial janë huazuar, përkatësisht te Everton-i dhe Sevilla. Nuk përjashtohet blerja përfundimtare e tyre nga këto klube.

Një tjetër lojtar në pikëpyetje është Mason Greenwood. Talenti anglez ka probleme me drejtësinë pasi u akuzua nga ish e dashura për dhunë.

Siç raportohet nga e përditshmja angleze “Manchester Evening News”, United po përgatitet për të bërë një ofertë për Jarrod Bowen të West Ham-it.

25-vjeçari anglez është pjesë e rëndësishme e formacionit të David Moyes-it. Ne 24 ndeshjet e luajtura këtë sezon ai numëron shtatë gola dhe nëntë asiste.

Një tjetër synim për “Djajt e Kuq” është dhe uruguajani i Benfica-s, Darwin Nunez. 22-vjeçari ka shënuar 21 gola në 26 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Edhe pse janë në pritje të trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, ku emrat më të lakuar janë Mauricio Pochettino ose Erik Ten Hag, përsëri United është i vëmendshëm në merkato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore