Aplikacione

Probleme të përdoruesve në Twitter


Media sociale, Twitter, ka njoftuar se po punon për rregullimin e një problemi në aksesimin e platformës nga përdoruesit.

Lëvizja e kompanisë vjen pas raportimeve të mijëra përdoruesve, të cilët kanë hasur probleme me platformën.

“Tweet-et mund të mos ngarkohen për disa prej jush. Ne jemi duke punuar për rregullimin e një problemi dhe do të kthehemi së shpejti”, ka shkruar platforma në një postim të saj.

Sipas faqes së monitorimit të ndërprerjeve, Doëndetector.com, Twitter-i ka marrë afro 40 mijë raportime nga përdoruesit që kanë pasur probleme me aksesin në platformë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore