Lajme

Prishtinë/ Një punëtor ndërtimi rrëzohet nga lartësia, policia fillon hetimet


Ilustrim

Një person i moshës 39-vjeçare është lënduar sot pasi ra nga lartësia teksa ishte duke punuar në një ndërtesë në lagjen “Mati” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Sipas policisë i lënduari është duke marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupor”.

Ilustrim

“Personi i lënduar, L.Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim të policisë.

Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar.

Gjithashtu në njoftim të policisë thuhet se lidhur me këtë rast është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore