Lajme

Prishtinë: Një person lëndohet me armë zjarri, Policia arreston një 33 vjeçar


Një person është lënduar me armë zjarri në rrugën “George Bush” në Prishtinë.

Personi i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Rastin ka ndodhur rreth orës 21:00, tregon zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Albanian Post.

“Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar”.

“Personit të dyshuar I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit”.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka përfnduar zëhënësja Ahmeti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore