Lajme

Princ Harry kërkon mbrojtje nga qeveria britanike: Ndihem i pasigurt


Princi Harry ka deklaruar se “familja e tij ndihet e pasigurt në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ai ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër qeverisë britanike nëse ajo nuk ofron siguri për të, ndërkohë që është në Mbretërinë e Bashkuar.

Harry – mes tensioneve me Pallatin Buckingham – u largua nga detyrat e tij mbretërore në vitin 2020 dhe u transferua në Amerikën e Veriut me familjen e tij.

Ai ka paguar një ekip privat sigurie, por avokatët pretendojnë se nevojitet më shumë mbrojtje në atdheun e tij, pasi familja e tij “u është nënshtruar kërcënimeve të dokumentuara mirë neo-naziste dhe ekstremiste”, thuhet në një deklaratë.

Harry ofroi fillimisht të paguante personalisht për mbrojtjen e policisë në Mbretërinë e Bashkuar për veten dhe familjen e tij në janar të 2020-ës në Sandringham.

Kjo ofertë u hodh poshtë.

“Ai është i gatshëm të mbulojë koston e sigurisë, në mënyrë që të mos i imponojë taksapaguesit britanikë”, thuhet në deklaratë.

Siguria e Princit Harry “u rrezikua për shkak të mungesës së mbrojtjes policore” gjatë vizitës së tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar në korrik, thanë avokatët.

Marrë nga CNN, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore