Lajme

Princ Harry i mundur në gjykatë, duhet të paguajë për akuzat e paprovuara ndaj Daily Mail


Pas fitoreve apo gjysmë fitoreve të arritura në disa raste gjyqësore muajt e fundit, Princi Harry ka humbur në një të fundit.

Një gjykatës britanik e ka urdhëruar atë të paguajë 48 mijë e 447 paund për Mail on Sunday, duke përfshirë kompensimin dhe shpenzimet gjyqësore.

Kjo vjen pas një akuze për shpifje që ai bëri kundër gazetës dhe që u pushua për shkak të provave të pamjaftueshme.

Sakaq, shuma duhet të paguhet deri më 29 dhjetor referuar vendimit të magjistratit.

Historia i referohet një episodi të vetëm, një padi e ngritur nga Duka i Sussex-it në përgjigje të një artikulli armiqësor të botuar nga gazeta në lidhje me një çështje tjetër: apelimi i djalit të dytë të mbretit Charles III kundër vendimit të Ministrisë së  Brendshme t’i mohojë atij dhe familjes së tij një shoqërim të përhershëm – qoftë edhe me pagesë – gjatë vizitave të tij, pasi ai nuk luan më një rol zyrtar përfaqësues të monarkisë.

Duka i Sussex-it – i cili u shpërngul me gruan e tij Meghan në SHBA pas ndarjes traumatike nga Familja Mbretërore në vitin 2020 – nuk i ka shteruar aspak fishekët e tij ligjorë kundër tabloidëve përpara drejtësisë britanike.

Përveç një aktakuze paraprake të kohëve të fundit kundër vetë botuesit të Mail – gazetës kryesore të së djathtës populiste – në kontekstin e një padie kolektive: e nisur me gjashtë të famshëm të tjerë, duke përfshirë Elton John ose Liz Hurley.

Kjo, në referencë për vite të tëra të dyshuara për ndërhyrje serioze në jetën e tyre nëpërmjet spiunazhit të besuar hetuesve privatë, përgjimit të shtëpive dhe makinave, dëgjimit të paligjshëm të thirrjeve telefonike, përdorimit të policëve të korruptuar për të aksesuar informacione të ndjeshme, hakerimit të transaksioneve bankare ose financiare, përgjimit të të dhënave mjekësore të marra përmes identiteteve të rreme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore