Lajme

Presidentja Osmani të premten u adresohet deputeteve


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’u adresohet të premten deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Sot, Kryetari i Kuvendit ka prezantuar kërkesën e presidentes për t’iu adresuar deputetëve dhe kjo do të ndodhë të premten në ora 10:00 në një seancë të veçantë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se mbledhja është mbajtur pa debate ndërmjet njëri – tjetrit e për të cilin pati një arsyetim.

“Nuk ka pasur tensione ose tone të ngritura, ndoshta për shkak se debati është bërë në një periudhë të kohës pa mikrofon”.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

E pyetur për periudhën e krizës energjetike në Kosovës, Kusari – Lila deklaroi se gjendja e krizës energjetike është shpallur në të gjithë rajonin.

“E para është në të gjithë rajonin shtetet tashmë kanë shpallur gjendje krize energjitike, Kosova është vendi i fundit që ka shpallur gjendje emergjente, derisa Shqipëria mos të harrojmë se dy muaj më parë ka shpallur gjendje emergjente”.

Ajo shtoi se “nuk është periudhë e lehtë, është periudhë e vështirë mirëpo jemi në periudhën e dimrit dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve”.

Ndërkaq, paralajmëroi edhe ndryshime në sektorin e energjisë.

“Ndryshimet aktuale që do të ndodhin në energji janë tërësisht në një dinamike të re deri tani ka qenë ideja që mund të ndërtohet një termocentral i ri tashmë ky termocentral është bërë e ditur se nuk do të ndërtohet”.

Përveç krizës energjetike në Kosovë pritet të ketë edhe krizë me ujë të pijshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore