Lajme

Presidentja e Tanzanisë bën thirrje për kontroll më të mirë të lindshmërisë


Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, ka bërë thirrje për kontroll më të mirë të lindshmërisë në vendin e Afrikës Lindore.

Thirrja e saj vjen si një ndryshim dramatik të qëndrimit të paraardhësit të saj autoritar, John Magufuli.

Samia, prej marrjes së pushtetit vitin e kaluar, ka fituar përkrahje për përpjekjet e saj për të ndryshuar shumë nga politikat më të diskutueshme të Magufuli-t.

Sidomos për mohimin prej tij të rreziqeve të paraqitura nga COVID-i në Tanzani.

Ai i kishte përshkruar përdoruesit e kontraceptivëve si “dembelë” dhe se kontrolli i lindjes ishte i panevojshëm sepse “arsimimi është falas” dhe ushqimi i lirë.

Po ashtu ish-presidenti i ndaloi vajzat të ktheheshin në shkollë pas shtatzënisë.

Ndërkohë, thirrja e Samia-s për më shumë kontroll ka ardhur pas një vizite në perëndim të Tanzanisë, ku ajo ka mësuar se më shumë se një mijë fëmijë kishin lindur në një klinikë të vetme brenda një muaji.

“Sa do të nevojiten për t’u shërbyer gjithë këtyre fëmijëve? Sa ton ushqim do të nevojiten? Le të ulim shpejtësinë dhe të kemi një kontroll mbi këtë”, ka thënë ajo mbi rastin.

Në Tanzani, nivelet e ulëta të përdorimit të kontraceptivëve janë një arsye për nivelet e larta të lindjeve, ku gratë kanë mesatarisht pesë fëmijë, sipas Bankës Botërore.

Gjatë viteve të fundit, numri ka rënë në mënyrë dramatike nga gjashtë fëmijë secila që ka qenë 20 vjet më parë dhe shtatë në vitin 1980.

Megjithatë, edhe raporti i tanishëm i konsiderohet shumë i lartë.

Samia është bërë e vetmja grua në politike atje pasi Magufuli ndërroi jetë nga sëmundja e zemrës në vitin 2021.

Menjëherë pas kësaj ajo u vaksinua kundër COVID-it.

Magufuli kishte refuzuar të lejonte autoritetet shëndetësore të numëronin rastet me COVID, duke shprehur skepticizëm për vaksinën dhe se nuk e preferonte distancimin shoqëror.

Nga ana tjetër, presidentja e re nisi të ndërmerrte masa për të përfshirë më shumë gra në qeveri.

Ndonëse Samia duhej të luftonte për të fituar pranimin si udhëheqëse, ajo gjithashtu zemëroi njerëzit duke thënë se disa futbolliste që fituan trofe ishin shumë mashkullore për të tërhequr burrat.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore