Lajme

Presidenti izraelit viziton EBA-të, synon forcim të lidhjeve mes dy vendeve


Isaac Herzog - President i Izraelit

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën e 30 janarit, në vizitën e parë të tillë për të forcuar lidhjet mes dy vendeve.

Isaac Herzog.

“Do të takoj udhëheqjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, me ftesë personale të Sheikh Mohammed bin Zayed, Princit të Kurorës”, tha Herzog.

“I uroj atij të jetë mirë dhe i jam mirënjohës për guximin dhe udhëheqjen e tij të guximshme, duke arritur një marrëveshje paqeje me Izraelin dhe duke dërguar një mesazh për të gjithë rajonin se paqja është alternativa e vetme për popujt e rajonit”, ka shtuar ai.

Së fundmi për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe në dhjetor të vitit të kaluar ishte, kryeministri izraelit, Naftali Bennett.

Naftali Bennett.

Gjatë vizitës së kryeministrit Bennett, bisedimet ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit ishin në rendin e ditës.

Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me Bahreinin, nënshkruan marrëveshjet e normalizimit të ndërmjetësuara nga SHBA me Izraelin në Shtëpinë e Bardhë në Shtator 2020, pakte që kanë zemëruar palestinezët.

Dy vendet e Gjirit dhe Izraeli ndajnë shqetësime të përbashkëta për Iranin dhe forcat e tij aleate në rajon.

Izraeli më 18 janar ofroi mbështetje për sigurinë dhe inteligjencën për Emiratet e Bashkuara Arabe kundër sulmeve të mëtejshme me dron pas një sulmi vdekjeprurës nga grupi Houthi i Jemenit, i lidhur me Iranin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore