Lajme

Presidenca italiane: Ende nuk ka konsensus mes palëve


Ligjvënësit italianë dështuan për të dytën ditë radhazi që të zgjedhin kreun e ri të shtetit.

Kryeministri italian Mario Draghi mbetet ende emri kryesues në listë.

Por në Itali ka shqetësime se emërimi i tij si president mund të shkaktojë shpërbërjen e qeverisë.

Kjo më pas do e çonte vendin në zgjedhje të parakohshme kombëtare.

Presidenca italiane ka një mandat shtatëvjeçar dhe pushtet të konsiderueshëm, përfshirë emërimin e kryeministrave dhe shpërndarjen e parlamentit.

Pra, roli i presidentit është ai i ekuilibratorit për të zgjidhur krizat politike që mund të godasin vendin.

Kryeministri italian Mario Draghi

Pas ditësh takimesh në prapaskenë, partitë e qendrës së djathtë emëruan tre kandidatë të mundshëm.

Ndër ta, një ish-kryetar Senati, një ish-kryebashkiak të Milanos dhe një magjistrat të pensionuar.

Blloku i qendrës së majtë i hodhi poshtë me shpejtësi kandidaturat.

Ata bënë thirrje për bisedime me qendrën e djathtë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Në Shtetet e Bashkuara apo në Francë, presidentët zgjidhen me votim popullor.

Ndërkaq në Itali, rreth një mijë deputetë dhe përfaqësues rajonalë zgjedhin presidentin e ri me votim të fshehtë.

Qendra e djathtë ka më shumë elektorë sesa blloku i qendrës së majtë.

Por asnjëra palë nuk ka vota të mjaftueshme për të kontrolluar kandidatin e tyre.

Kjo do të thotë se do të nevojitet një kompromis i dakordësuar mes palëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore