Përballje

Premier Ligë, java 33: Man City – Southampton/formacionet


Java 33 e Premier Ligës ka në fokus ndeshjen midis kreut tw klasifikimit Manchester City, dhe vendit tw 14 Southampton. Ndeshja luhet nw stadiumin “Etihad”, mbrëmjen e ditës së mërkurë [10 mars] në orën 19:00.

Sprinti i Manchester City-t i 28 fitoreve rresht në Premier Ligë, u ndalua mbrëmjen e të dielës [7 mars] nga Djajtë e Kuq [United] me rezaultatin 2 – 0. Jo vetëm aq por goli i parë i Fernandes-it pas 101 sekonda lojë [minuta 2’], është goli më i shpejtë që ka pësuar ndonjëherë City brenda stadiumit “Etihad”.

Renditja aktuale veçon dukshëm City-n nga pjesa tjetër – me 65 pikë City është absolut në majën e klasifikimit. Southampton renditet në vendin e 14 dhe më shumë mungesa në formacion, gjë që ja vështirëson shanset për t’i bërë ballë vrullit të djemve të Guardiola-s.

Ingis, Obafemi, Romeu, Smallbone dhe Ëalcott listohen si të dëmtuar nga krahu i Southampton. Sidomos qendërmbrojtësi spanjoll Romeu, i cili ka thyer kyçin e këmbës dhe rikthimi i tij I shpëjtë në fushën e blertë, duket i vështirë.

Ndërkohë, ekipi i Guardiola-s duket plotësisht i mobilizuar, pa asnjë dëmtim. Përjashtim bën mbrojtësi qendror hollandez Ake, paraqitja e të cilit është me pikëpyetje në sajë të një dëmtimi të lehtë muskulor të mëparshëm. Porn në tërësi, fushëpamja është e qartë për City-n.

Parashikime për formacionet

Man City 4 – 3 – 3: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Zinchenko; Silva, Fernandinho, Gundogan; Torres, Aguerro, Foden.

Southampton 4 – 4 – 2: Forster; Walker-Peters, Bednarek, Vestergaard, Bertrand; Armstrong, Diallo, Ward-Prowse, Minamino; Adams, Tella.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore