Përballje

Premier Ligë/ Champions për Chelsea apo për Everton-in?


Protagonistët e ditës së hënë në Premier Ligë janë pa dyshim Chelsea dhe Everton. Të dyja skuadrat ndodhen një pikë larg njëra-tjetrës dhe po luftojnë për vendin e katërt, si dhe sigurimin për në Ligën e Kampionëve.

Në javën 27 të kampionatit anglez, Chelsea (47 pikë) pret në Stamford Bridge të Londrës Everton (46 pikë) në orën 19:00, i cili duket paksa i lëkundur me serinë e lojtarëve të dëmtuar, si dhe ata që nuk japin siguri sa i përket pjesëmarrjes në fushë.

Krahut londinez i mungon veterani brazilian Thiago Silva, i dëmtuar në kofshë, i cili është një prej shtyllave më të rëndësishme të prapavijës së tyre. Gjithashtu, dhe “plani B” i qendër-sulmit së Chelsea-t, Tammy Abraham, mungon për shkak të dëmtimit në kavilje.

Ndërsa Everton duket në një dilemë të vërtetë: përveç Delph, Gbamin dhe Mina, të konfirmuar  me dëmtime fizike dhe mosprezencë në fushën e gjelbër, Coleman, Davies, Olsen dhe Rodriguez janë të tërë me pikëpyetje. A janë të sigurt në duart e Ancelotti-t?

Vlen për t’u përmendur se Everton-it i mbetet edhe një ndeshje pas kësaj me Chelsea-n, kështu që çdo gjë mund të ndodhë. Ndoshta i shkon për shtat barazimi, ndoshta kërkon lavdinë me uri. Po flasim për Anglinë, çdo gjë mund të ndodhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore