Sport

Premier Liga/ Liverpool-i, Tottenham-i dhe Everton-i luajnë shanset për Europën


Java e 36-të në Premier Ligën angleze do të sjellë katër duele interesante ditën e diel. Liverpool-i dhe Tottenham-i luajnë shanset për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Everton-i për Ligën e Europës.

Ndeshja hapëse e ditës së diel në Premier Ligë do luhet në “Selhurst Park” midis Crystal Palace-t dhe Aston Villa-s, duke filluar nga ora 13:00. Të dy ekipet janë në mesin e artë të tabelës, duke mos rrezikuar rënien.

Vendasit kanë 41 pikë dhe renditen në vendin e 14. Miqtë kanë 49 pikë dhe renditen në vendin e 11. Shtatë pikë është diferenca midis Aston Villa-s dhe vendit të shtatë që mbahet nga Tottenham-i dhe të dërgon në Konferencë Ligë.

Në “Tottenham Hotspur Stadium” duke filluar nga ora 15:05, Tottenham-i do të presë Wolverhampton-in. Vendasit kanë 56 pikë në renditje dhe qëndrojnë në vendin e shtatë. Diferenca me vendin e katërt që mbahet nga Chelsea është me tetë pikë. Miqtë janë pjesë e mesit të artë të tabelës me 45 pikë.

“The Hawthorns” do të presë sfidën midis vendasve të West Brom-it dhe Liverpool-it, duke filluar nga ora 17:30. 26 pikë dhe vendit i 19 në renditje për West Brom-in, që janë të rënë nga kategoria me renditjen aktuale.

Liverpool-i renditet në vendin e pestë me 60 pikë. Katër pikë e ndajnë skuadrën e Jurgen Klopp-it nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e fundit në Premier Ligë për ditën e diel do të luhet në “Goodison Park” duke filluar nga ora 20:00. Everton-i i Carlo Ancelotti-t do të presë Sheffield United-in.

Vendasit renditen në vendin e tetë me 56 pikë, po aq sa edhe Tottenham-i i vendit të shtatë dhe tre pikë më pak se West Ham-i i vendit të gjashtë. Ndërsa, miqtë qëndojnë në vendin e fundit të Premier Ligës dhe kanë qenë skuadra e parë që ka rënë nga kategoria.

Premier Liga do të riktheht përsëri në datat 18-19 maj me sfidat: Manchester United – Fulham, Southampton – Leeds, Brighton – Manchester City, Chelsea – Leicester, Tottenham – Aston Villa, Everton – Wolverhampton, Newcastle – Sheffield, Crystal Palace – Arsenal, Burnley – Liverpool dhe West Brom – West Ham.

Renditja aktuale e Premier Ligës:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore