Sport

Premier League po heton marrëveshjet e klubeve me kompanitë e kriptomonedhave


Premier League angleze është duke hetuar mbi kontratat e klubeve me kompanitë e kriptomonedhave. Marrëveshje të cilat liga dëshiron t’i shohë më qartë dhe sa i përktë marrëdhënies së klubeve me tifozët.

Në ndryshim nga Premier League, në Serie A sponsorët nga bota e kriptomonedhave janë më të pranishëm dhe më të pranueshëm.

Pothuajse të gjithë klubet e mëdha në futboll muajit e fundit kanë shpallur partneritet me kompani nga bota e kriptomonedhave. Ato ofrojë shuma të mëdha, që secili prej klubeve nuk mund t’u thotë “jo”, në mes të krizës financiare të shkaktuar nga COVID-19.

Klubi i fundit që nënshkroi marrëveshje me një kompani të tillë ishte Napoli, me “Flokin”. Në Itali të ardhurat nga sponsorizimi i tillë arrijnë deri në 70 milionë euro në sezon. Kryeson Inter-i me 37 milionë euro fitime falë marrëveshjes me “Socios”.

Ndërsa në Serie A, po marrin formë çdo ditë e më shumë këto marrëveshje, duket se Premier League nuk e ka shumë të qartë, apo nuk i dëshiron shumë këto mënyra sponsorizimi.

Nuk do të ishte çudi që anglezët të pengojnë marrëveshjet e tilla. Më herët ata kanë vendosur që në fanellat e skuadrave nuk do të lejohen kompani bastesh.

Përsa i përketë sektorit të kriptomonedhave, edhe gjigandët e Barcelona-s në Spanjë janë shprehur kundër. Ata kanë refuzuar një marrëveshje të tillë sponsorizuese pak javë më parë, pasi e konsiderojnë një treg jo të sigurtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore