Sport

Premier League, për tifozët nuk mjafton vetëm Green Pass


Premier League ka ardhur me një vendim suprizues për tifozët që duan të shikojnë ndeshjet në shkallët e stadiumeve. Pas vendimit, që do të lejohen vetëm personat me Green Pass, tashmë është shtuar edhe testi anti-Covid.

Legjislacion i ri hynë në fuqi, pas masave të ndërmarra nga Kryeministri, Boris Johnson. Të gjithë personat që kanë bileta për të parë ndeshjet e Premier League duhet të jenë të gatshëm për t’u nënshtruar testit anti-Covid.

Tifozët përveçse duhet të jenë të pajisur me Green Pass, pasaportën e vaksinimit, duhet të tregojnë dëshmi se kanë rezultuar negativ në testin e koronavirusit 48 orë para ndeshjes.

Në disa stadiume në javët e para të Premier League do të ketë edhe qendra të posaçme ku tifozët do të kryejnë testet e shpejta anti-Covid.

Kjo nismë e re është për të mbajtur nën kontrollë shtimin e rasteve të reja me koronavirus, që sidomos pas daljes së variantit Delta në Britaninë e Madhe janë shtuar shumë.

Gjithashtu, tifozët duhet t’i përmbahen kodit të ri të sjelljes, i cili përfshin mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, shmangien e kontakteve të ngushta me njerëzit dhe ndjekjen me përpikmëri të shenjave në stadiume.

Kryeministri Boris Johnson hoqi kufizimet e COVID-19 në Angli më 19 korrik. Rastet e COVID-19 në Britani janë rritur me 5% javën e kaluar, me vendin që regjistroi 25 mije e 161 raste të reja të hënën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore