Sport

Premier League/ Ngec Liverpool, Chelsea ia del në frymën e fundit


Premier League angleze ka zhvilluar pesë takimet e orës 16:00 të kësaj të shtune. Chelsea ka triumfuar në derbi përballë Crystal Palace, teksa Liverpool ka ngecur në shtëpi përballë Brighton.

Chelsea fitoi me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Crystal. Vendasit shënuan të parët me Odsonne Edouard. Blutë realizuan me anë të Pierre-Emerick Aubameyang dhe Connor Gallagher.

Në “Anfiled”, Liverpool barazoi në shifrat 3-3 me Brighton. Miqtë ishin në avantazh të dy golave, të realizuar nga Leandro Trossard, para se të kuqtë të përmbysnin rezultatin me golat e Roberto Firmino, Luis Diaz dhe një autogol të Adam Webster.

Por, Trossard do të reailzonte tripletën dhe do të sillte barazimin përfundimtar të takimit.

Newcastle shpartalloi 4-1 Fulham-in në transfertë. Golat për miqtë u realizuan nga Callum Wilson, Miguel Almiron (dy gola) dhe Sean Longstaff. Bobby Ried shënoi për vendasit.

Everton triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Suthampton. Joe Aribo shënoi fillimisht për vendasit. Conor Coady dhe Dwight McNeil do të sillnin përmbysjen më pas.

Takimi tjetër mes Bournemouth dhe Brentford përfundoi pa gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore