Përballje

Premier League/ Koha për debutimin e Ralf Rangnick


Chelsea humbi, deri sa Liverpool-i dhe Manchester City arritën fitore për t’u ngjitur mbi blutë në tabelë.

Me trajner të ri në krye, nga humbja e bluve sot kërkon të përfitojë edhe Manchester United.

Djajtë e kuq do të luajnë në “Old Trafford”, me Ralf Rangnick që do të ketë ndeshjen e parë në krye me skuadrën.

Kundërshtar i djajve është një skuadër jashtë formës, Crystal Palace.

United vjen pas një triumfi shumë të rëndësishëm përballë Arsenal-it, dhe kërkon që sot të lë një përshtypje të mirë me fitore të lehtë përballë Crystal Palace.

Këta të fundit ndodhen në vendin e 11-të, dhe kanë humbur dy ndeshjet e fundit nga skuadra poshtë tyre.

Rangnick nuk do të ketë në dispozicion Varane-n dhe Pogba-n, por pjesa tjetër e skuadrës është në shërbim të tij.

Ndeshja fillon në orën 15:00.

Në të njëjtën kohë, hapin me kreun dëshiron ta mbajë edhe Tottenham-i.

Skuadra e Antonio Conte-s do të përballet me Norwich-in në “London Stadium”.

Edhe Leeds kërkon që me një fitore si nikoçire si vendase e Brentford, të shkëputen sado pak nga zona e ftohtë.

Dy orë e gjysmë më vonë, në orën 17:30, zhvillohet ndeshja mes Aston Villa-s dhe Leicester City-t.

Kështu mbyllet e diela në Premier League, me javën e 15-të që do të mbyllet të hënën me ndeshjen Everton – Arsenal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore