Lajme

“Prefikset etnike duhet të hiqen” – Palmer për reformën zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë


i Dërguari i Posaçëm amerikan për Reformën Zgjedhore në BeH, Matthew Palmer

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të shqetësuara për situatën aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë”, u shpreh i Dërguari i Posaçëm amerikan për Reformën Zgjedhore në BeH, Matthew Palmer.

Në një intervistë për “Veçernji list”, ai në fakt iu drejtua gazetarëve vetvetiu me një pyetje tonike. “Sa shumë do t’iu bëj presion negociatorëve? Shumë!”.

Edhe pse Palmer nuk ishte eksplicit se kush është “shqetësuesi” i situatës aktuale, ai qartazi ka ndërmend Anëtarin serb të Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik.

“Sekretri i Shtetit, Anthony Blinken më ka kërkuar të marrë pjesë aktive në negociata, dhe të jem i vendosur në çështjen e reformave elektorale, përfshirë reformat e kufizuara, të shënjestruara dhe kushtetuese”, tha Palmer.

Deri në fund të vitit, konsideron Matthew Palmer, do të mund të arrihet progres në marrëveshjet që synojnë një sistem zgjedhor që i ka parasysh shqetësimet e kroatëve në BeH për zgjedhjet e anëtarëve të Presidencës.

“Në të njëjtën kohë, duke llogaritur obligimet që vijnë nga gjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht rasti i Sejdic-Finci, që është e rëndësishme për rrugën evropiane të BeH-së”, tregoi ai.

Verdikti i “Sejdiç-Finçi” kaloi më 2009 dhe bën thirrje për ndryshimin e rregullës që thotë se vetëm përfaqësues të popujve përbërës, kroatë, serbë dhe boshnjakë, mund të zgjedhen në Presidencë.

Pra, një serb nga Republika Srpska, një kroat dhe një boshnjak nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Matthew Palmer, me një përvojë të gjatë të shtrirë në Ballkan, vie me qëndrim të rreptë amerikan se “prefikset etnike duhet të hiqen”, siç kërkon Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai theksoi nevojën për fleksibilitet në lidership.

“Thënë në përgjithësi, mendoj se kemi nënvijëzime, dhe po, besoj se do të kërkohen ndryshime kushtetuese të cilat i folëm, përfshirë këti heqjen e prefikseve etnike në kuptimin kufizues dhe të caktuar, e veçanërisht mënyra se anëtarët e presidencës zgjedhjen. Argumentoj se është e domosdoshme që BeH të zbatojë gjykimet e GJEDN-së, e fillimisht Sejdiç-Finçi-n”.

“Besoj se ka mekanizma të tjerë me anë të të cilave të drejtat e popujve përbërës mund të pasqyrohen në procesin zgjedhor dhe kjo është ajo që po negociohet në drejtim të një modeli zgjedhor funksional që do të kishte një gjeometri në ndryshim e që në thelb do të krijonte një zonë elektorale që do të ndryshonte. me kalimin e kohës”, përgjigjet Matthew Palmer.

Kjo qasje të kujton disi vitin 1994, kur serbët konsoliduan pushtetin në pothuajse 70% të territorit të BeH-së ndërsa kroatët dhe boshnjakët ishin në luftë.

Lufta u ndërpre nga Marrëveshja e Uashingtonit, e ndjekur nga disfata ushtarake e serbëve dhe negociatat në Dejton.

Presion mbi Dodik-un

Tani Palmer bën thirrje për një marrëveshje politike midis kroatëve dhe boshnjakëve, një Federatë funksionale e BeH-së si një kundërpeshë ndaj Republika Srpska-së, që presioni ndërkombëtar duket se drejtohet ndaj Dodikut.

Palmer thotë se është në bisedime me partitë opozitare në Federatë, por edhe në RS, ku ka shumë prej atyre duan që Dodik të largohet.

Diplomati amerikan thotë se është i vetëdijshëm se ka sfida të shumta, se kjo është një punë e vështirë dhe se liderët politikë do të duhet të bien dakord për kompromise të shumta, lëshime dhe vendime të vështira.

“Nëse do të ishte e lehtë, do të ishte bërë shumë kohë më parë”.

“Unë besoj se tensionet dhe fërkimet që kemi parë në BeH gjatë javëve të fundit mund të ndihmojnë në ndryshimin e ndërgjegjësimit të Federatës për atë që është në rrezik dhe sa e rëndësishme është marrëveshja”, përgjigjet ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore