Shqipëria

Predha në lumin e Matit, dyshohen si mbetje nga tunelet e municioneve luftarake


Njё predhё e paplasur ёshtё konstatuar nё lumin e Matit. Predha u pikas nga njё banor i zonёs, i cili njoftoi menjёherё policinё.

Predhat dyshohet të jenë mbetje nga tunelet e municioneve luftarake. Sipas burimeve ato ishin çertifikuar si të pastra nga ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Nuk përjashtohet mundësia që të jenë marrë dhe hedhur nga banorët në vitin 1997.

Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema, i’u bëri apel banorëve pёr të bërё kujdes, pasi mund të ketë edhe predha të tjera.

Predha ishte e mbështjellë me një leckë. Nёn tё rezultoi dhe djegorja qё rrezikonte shpërthimin.

Policia dhe strukturat Vendore të Mbrojtjes Civile në Klos, njoftuan Ministrinë e Mbrojtjes e cila dërgoi pёr nxjerrjen e tyre një grup të repartit të xhenios.

Forcat xheniere kanë bërë edhe një krehje tjetër të zonës, ku u konstatuan dhe dy predha të tjera.

Shpërthimet u kryen nё mёnyrё të kontrolluar duke shmangur rrezikun për banorët./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore