Lajme

Pozita shkarkon bordin të cilin e emëroi vetë


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në seancën e së enjtes.

Bord ky i cili ishte emëruar nga vetë ata.

62 deputetë votuan pro shkarkimit, asnjë kundër dhe dy abstenime.

“Konstatoj se kuvendi ka shkarkuar kryesuese Selvete Grajqevci Pllana, 63 morën pjesë, 60 për, 3 abstenuan”.

“Kuvendi shkarkon Gani Kastratin si anëtar te bordit me 64 vota, 60 për, 4 abstenuan. Kuvendi e shkarkoi Gani Maliqin me 64 në votim, 61 për, 3 abstenime. Kuvendi shkarkoi Rrezarta Pushkolli – Makolli”, ka deklaruar Konjufca.

Shkarkimi i këtij bordi vjen pas grevës e cila po vazhdon në minierën e Trepcës dhe mos pagesës së punëtorëve në afate të caktuara.

Nga opozita është kritikuar pushteti sepse s’janë marrë masat e duhura me kohë për të parandaluar këtë grevë.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Pas kësaj në seancën e Kuvendit të Kosovës, është shfaqur rekomandimi për komisionin funksional.

Për shkak të grevës që filloi të martën në minierën e Trepçës, një punëtori i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore të mërkurën, të cilin më pas e kanë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Minatorët e Stantërgut që nga e premtja kanë bojkotuar punën meqë nuk u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator.

Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës” u emërua nga Qeveria Kurti në shkurt të 2022.

Ai përbëhet nga Bahri Hyseni – kryesues, Bujar Bilalli, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci dhe Xhevdet Tahiri, anëtarë të bordit.

Me 8 gusht, Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe mbi 1 milion euro për Trepçën.

Punëtoret e Trepçës, së fundmi kishin protestuar për dy ditë radhazi për mos marrjen e pagave të muajit korrik.

Kompleksi metalurgjik Trepça, deri në vitet 90 atëherë kur ishte përkeqësuar situata politike, ishte llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha, jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

Rënia e prodhimit ka nisur në vitet 90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë ka vendosur masa të dhunshme në Kosovë, kështu duke mbyllur gati të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet në vend.

Ndërmarrja nuk ka arritur asnjëherë të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, por pritet të kalojë nën Fondin Sovran të Qeverisë së Kosovës.

Opozita kërkon qasje serioze nga Qeveria për grevën e punëtorëve të Trepçës: Është koha e fundit për përmirësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore