Lajme

Portet e BE-së kanë ndaluar shërbimin ndaj anijeve ruse


Më 17 prill, direktiva e BE-së për ndalimin e hyrjes në portet e anijeve të lidhura me Rusinë hyri në fuqi në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian që kanë porte detare ose lumore.

Lajmin e bën të ditur agjencia “E Vërteta Evropiane”.

Më herët u raportua se kjo normë është intensifikuar në portet e Italisë, Bullgarisë, Rumanisë etj.

Paketa e pestë e sanksioneve të BE-së përmban një rregull që hyrja në portet detare dhe lumore është e ndaluar për të gjitha anijet e regjistruara nën flamurin rus.

Sipas Komisionit Evropian, aktualisht janë 2 mijë e 873 anije tregtare me flamur rus, të gjitha do të jenë subjekt i sanksioneve.

Ndryshimi i regjistrimit formal nuk do të ndihmojë në anashkalimin e këtij sanksioni.

Ekziston një përjashtim pan-evropian nga ky rregull – vendimi nuk do të zbatohet për anijet në vështirësi – për shembull, një sinjal SOS (Mayday).

Vendimi për pranimin e këtyre anijeve do të merret individualisht.

Shtetet anëtare lejohen gjithashtu të japin përjashtime të justifikuara, të tilla si për anijet që transportojnë energji, ushqime dhe produkte farmaceutike në vendet e BE-së.

Disa shtete, si Estonia, theksojnë se ndalimi do të zbatohet edhe për jahtet private dhe anijet e pasagjerëve që nuk transportojnë mallra komerciale.

Në Estoni është vendosur që norma të zbatohet për anijet me gjatësi mbi 15 metra, të projektuara për 12 persona e më shumë.

Më herët, Holanda ndaloi 20 jahte ruse që u përkisnin rusëve të sanksionuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore