Jetesë & Stil

Porno-aktorja burgoset për 14 ditë, pozoi e zhveshur para Kremlinit


Kremlini i Moskës është një fortesë historike që ndodhet në qendër të këtij qyteti, me pamje nga lumi Moskva në jug, nga katedralja Saint Basil në veri, nga Sheshi i Kuq në lindje dhe Kopshti Aleksandër ne perëndim.

E njohur si Rita Fox, 20-vjeçarja pretendon se u ndëshkua për “huliganizëm”, pasi imazhet që ajo postoi në mediat sociale u kritikuan.

Fotot janë realizuar në sfondin e Kremlinit, monument i njohur i Moskës, në të cilën përfshihen katër pallate mbretërore, katër katedrale, së bashku me kullat Kremlin.

Pasi përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan atë për fotot e shpërndara në Twitter, ajo u arrestua.

Rita Fox

Fox – emri i vërtetë i së cilës është Ksenia dhe raportohet se është nga Shën Petersburg – u ndëshkua me një dënim 14-ditor.

“Tani jam e burgosur për 14 ditë. Sipas vendimit, jam dënuar për huliganizëm të vogël”, tha ajo për Telegram.

Ndërkaq Ren TV, tha se ajo ishte ‘frymëzuar’ nga modelja në Instagram, e cila postoi një imazh që simulonte seksin oral në pamje të Katedrales së Shën Vasilit, gjithashtu në Sheshin e Kuq.

Anastasia Chistova, 19 vjeç, dhe i dashuri i saj, influencuesi Ruslani Murodzhonzoda, 23 vjeç — një shtetas Taxhik i njohur gjithashtu si Ruslan Bobiyev, të dy kërkuan falje, por u burgosën nga dhjetë muaj secili.

Në një rast tjetër, Instagramerja Ira Volkova, 30 vjeç, u mbajt në Shën Petersburg për ekspozimin e të pasmeve të saj jashtë Katedrales Ortodokse të Shën Isakut, e ndriçuar nga ndriçimi.

Ira Volkova

Rusia ka forcuar ligjet e saj mbi marifetet që mund të shkaktojnë ofendime në ose pranë kishave dhe ndërtesave të tjera të rëndësishme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore