Lajme

Polonia dëbon 45 diplomatët rusë


Polonia ka vendosur të dëbojë 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh kundër vendit. 

Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i ministrisë së jashtme polake.

Ishte agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë, e cila i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme të vendit që të dëbojë 45 diplomatë rusë.

Sipas një zëdhënësi, Stanislaw Zaryn, disa nga individët punonin për shërbimet sekrete ruse nën mbulesën e punës diplomatike.

Agjencia e lajmeve “Reuters” citoi një zëdhënës të paidentifikuar të qeverisë të ketë thënë se ambasadori rus në Poloni ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme lidhur me rastin dhe vendimet për hapat e mëtejshëm që do të shpalleshin pas takimit.

Ministria e Jashtme e Rusisë u citua nga agjencia e lajmeve “RIA Novosti” të ketë thënë se do të hakmerrej nëse diplomatët e saj dëbohen.

Kujtojmë që kjo është dita e 28-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Czech Republic urges Russia against diplomat expulsion

Sipas OKB-së, mbi 10 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, ndërsa numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa nga shifrat vendase, rreth 2 mijë e 500 civilë mendohet se janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes të cilëve edhe fëmijë.

Nga ana tjetër, OKB-ja ka raportuar të paktën 816 njerëz të vrarë dhe 1 mijë e 333 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore