Lajme

Poloni/Presidenti vlerëson punën e guvernatorit të Bankës Qendrore


Shefi i bankës qendrore të Polonisë, Adam Glapinski, po bën punë “shumë të mirë” në mbarëvajtjen e ekonomisë dhe financave gjatë pandemisë. Ai meriton një mandat të dytë si guvernator, tha presidenti polak, Andrzej Duda.

Në Poloni, presidenti propozon guvernatorin dhe më pas kalohet për miratim në parlament. Mandati gjashtë-vjeçar i Glapinski-t mbaron në mes të vitit 2022.

“Sipas mendimit tim, Adam Glapinski, është një guvernator shumë i zoti i Bankës Qendrore”, tha Duda për agjencinë e lajmeve, Polsat News, të premten.

Glapinski dhe Këshilli i tij i Politikës Monetare kanë ulur normat e interesit polak në nivele rekord, 0.1%. Kjo ka ardhur për të ndihmuar ekonominë të rimëkëmbet nga ndikimi i kufizimeve të koronavirusit.
Ai gjithashtu ka orkestruar një program ekonomik të paprecedentë, i cili ka mbajtur kostot e huamarrjes së sovranit të ulta, ndërsa rriti stimulin fiskal.

Ndërkohë, inflacioni polak është i dyti më i larti në Bashkimin Evropian (BE) me 3.2%. Paraardhësi i Glapinski, Marek Belka, tha këtë javë se presioni i çmimit rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore