Sport

Politikani e quan Djokovic-in një “ekstremist të djathtë” dhe “mik të gjenocideve serbe”


Figura të ndryshme publike kanë reaguar pas fitores së Carlos Alcaraz, i cili shkroi histori në Wimbledon pasi mundi Novak Djokovicin në finalen e turneut të famshëm.

Fitorja e tij u festua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku të famshmit më të mëdhenj të Spanjës dhe botës uruan Alcaraz për turneun e tij të parë në Wimbledon – mungesë nuk shënoi as një postim i Pablo Echenique.

Anëtari i Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Echenique, përmes një postimi në Twitter, e ka uruar Carlos Alcarazin, derisa e ka sulmuar drejtpërdrejt tenistin serb.

“Performanca e Alcarazit është totalisht mbresëlënëse. Dhe për më tepër fakti se ai ka mundur një të ekstremit të djathtë, një mik të gjenocideve serbe, e bën atë edhe më të mrekullueshëm,” shkroi politikani në Twitter.

Përveç kësaj, ai mbajti numrin një të renditjes botërore kundër serbit, i cili u mund në atë që është bërë “shtëpia” e tij e All England Club.

Pas reagimit në median sociale, ndaj Echenique erdhën një mori kritikash nga ndjekësit, kryesisht me nacionalitet spanjoll, francez dhe serb.

Përndryshe, me vetëm 20 vjeçt e 72 ditë, Carlos Alcaraz arriti të triumfojë në finalen e Wimbeldon-it, duke e mposhtur Novak Djokovic-in me rezultat 3:2 në sete.
Setin e parë e fitoi bindshëm tenisti serb me shifrat 6:1, por Alcaraz nuk u dorëzua duke u rikthyer në setin e dytë.

Seti i dytë ishte tejet i baraspeshuar, i cili zgjati 85 minuta, ku u nevojit “tie-break” të cilin më pas e fitoi spanjolli me shifrat 8:6.

Në setin e tretë Alcaraz pati një paraqitje fantastike duke e mposhtur serbin me shifrat 6:1. Ndërsa seti i katërt i takoi Djokovic-it me shifrat 6:3.

Kurse seti përfundimtar shkoi në të mirë të tenistit 20-vjeçar, i cili triumfoi me rezultat 6:4, duke shfrytëzuar shërbimet e dyta që ia fitoi Djokovic-it.

Ky është vetëm titulli i dytë i Alcarazi-t në Grand Slam, pas atij që e fitoi në US Open.

Alcaraz bëhet vetëm spanjolli i tretë që e fiton një finale në Wimbeldon pas Manolo Santana (1965) e Rafael Nadal (2008 e 2010).

Ndërkohë Alcaraz bëhet tenisti i tretë më i ri në histori që e fiton Wimbeldon-in, pas Boris Becker që fitoi në vitin 1985 me 17 vjeç e 8 muaj dhe suedezit Bjorn Borg në vitin 1976 me 20 vjeç e 27 ditë. Kurse, Djokovic mbetet me shtatë tituj në Wimbeldon, kështu duke mos mundur ta barazojë Roger Federer-in, i cili ka tetë tituj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore