Zgjedhjet në Shqipëri

Policia tregon kush është personi që rrezikoi qytetarët në sheshin “Skënderbej”


Personi që ka rrezikuar këmbësoret në sheshin ”Skënderbej” duke thyer barrierat dhe përplasur tri vetura është A. M., 32 vjeçar.

Në raportin e policisë thuhet se “nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

A. M., 32 vjeçar

“Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor, njofton policia, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore