Lajme

Policia suedeze apelon për ndalimin e civilëve që veshin jelekë anti-plumb


Në jug të Suedisë, policia ka bërë thirrje për ndalimin e civilëve që veshin jelek anti-plumb, të cilët nuk kanë vend jashtë zonave të luftës pasi shkaktojnë frikë në komunitet.

Sipas policisë, një numër në rritje i fëmijëve dhe të rinjve – përfshirë ata nën moshën 15 vjeç – kanë veshur jelekë të tillë nëpër qytete teksa krimi i bandave vijon të tërheqë brezin e ri.

Ndërkohë, mbështetësit kanë thënë se jelekët ndihmojnë në mbrojtjen e përdoruesve nga lëndimet.

Patrik Andersson, shefi i inteligjencës për policinë në qarkun jugor Skåne, i cili përfshin qytetin e Malmö, ka kërkuar që të ndalohet shitja e jelekëve për qytetarët privatë.

“Kujt i duhen jelekët anti-plumb? Rojet e sigurisë dhe oficerët e policisë kanë nevojë për punën e tyre. Ne nuk besojmë se kriminelët duhet t’i veshin ato”, ka bërë të qartë ai.

“Është përhapur në të gjithë Suedinë. Jelekët anti-plumb nuk i përkasin shoqërisë suedeze, Ata nuk i përkasin asnjë shteti, përveç nëse janë në një situatë lufte”.

Sipas tij, veshja e jelekëve anti-plumb ka çuar në më shumë të shtëna të drejtuara në kokë.

“Ajo që ne mund të shihnim kur ata filluan të përdornin jelekët, kur do të vrisnin dikë, në vend të kësaj synuan kokën”.

Ai ka thënë po ashtu se jelekët, të cilët mund të kushtojnë deri në 758 paund, ishin bërë gjithashtu një simbol statusi që përdoret për të nënkuptuar shoqërimin me një bandë, duke inkurajuar qytetarët të kenë frikë nga njëri-tjetri.

Dhe se përdorimi i tyre ishte përhapur nga qytetet e mëdha, si Malmö, në qytete të tjera. Ndaj ai ka drejtuar thirrje që policisë t’i jepen kompetenca për t’i konfiskuar.

Por mes dhunës së vazhdueshme të bandave nuk ka konsensus për jelekët mbrojtës.

Mattias Forssten, shefi i policisë së qarkut Sörmland, ka theksuar se nevojiten masa më urgjente në këtë moment për të trajtuar dhunën me armë sesa zbatimi i një ndalimi për jelekët mbrojtës.

Dhuna e bandave mbetet në ballë të debatit kombëtar me shqetësim në rritje për moshat e vogla të fëmijëve të kapur prej saj, dhe ka probleme me shpërthimet familjare të lidhura me bandat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore